“Pse e reklamon trupin me rrobabanjo?”, Fiori Dardha i mbyll gojën ndjekësit

Me mbylljen e sezonit televiziv, Fiori Dardha së bashku me familjen e saj është larguar për disa ditë pushime në jug të vendit. Duke qenë se këto ditë nuk ka qenë e angazhuar me punë, moderatorja ka qenë më aktive në rrjete sociale duke ndarë me ndjekësit momente të ndryshme nga pushimet. Së fundmi ajo ka realizuar dhe një intervistë në ‘Instagram’ ku të gjithë ishin të lirë ta pyesnin për çdo gjë. Përveç kurioziteteve nuk kanë munguar as pyetjet pa vend, të cilave Fiori ka ditur t’ju përgjigjet në mënyrën më të mirë. Dikush prej tyre e ka pyetur: “Pse e reklamon trupin me rrobabanjo. Të gjithë vemi dhe nuk hedhim foto!”. Dardha nuk e ka anashkaluar pyetjen dhe me përgjigjen e saj i ka mbyllur gojën kujtdo që mendon se publikimi i fotove nga plazhi është veprim i gabuar. “Po ta kthej pyetjen me pyetje: ‘Po ti pse nuk publikon foto me rrobabanjo? Shumica shkon dhe poston foto të tilla…’, shkruan Who. Me siguri ti do më përgjigjesh se nuk të pëlqen! Unë po të përgjigjem: …se më pëlqen! …se kam jetën time! …se kam qejfin tim!”, është përgjigjur Fiori. Pavarësisht se vera është koha e duhur për të nxjerrë pak më shumë lëkurë, duket se ndjekësit e personazheve të njohur shqiptarë nuk janë mësuar ende me këtë ide. Pas përfundimit të pushimeve Fiori Dardha pritet që të rikthehet sërish në “RTV Ora” për drejtimin e emisionit investigativ “Boom”.