Pronarët marrin vendimin final, vendoset kush do e drejtojë Big Brother VIP

Pak kohë më parë u zbulua në media se moderimi i Big Brother VIP i është propozuar Arbana Osmanit, e cila ende nuk e kishte pranuar si ofertë.

Por ditën e sotme duket se kjo bisedë është mbyllur. Arbana ka qenë sot në studiot e televizionit ku ka biseduar me vajzat e familjes Hoxha, që zotëron Top Channel-in dhe është vendosur që përfundimisht Arbana Osmani do të jetë drejtuesja e Big Brother Albania VIP.

Reality Show Big Brother Albania VIP pritet që të fillojë transmetimin në tetor të këtij viti. Deri më tani është përfolur se Arbana ishte në balotazh me Luana Vjollcën për të marrë moderimin e këtij spektakli. /kryefjala.com