Pritja mbaroi! Getoar Selimi jep detajet e projektit të ri

Paralajmërimet përmes rrjeteve sociale për një projekt të ri nga ‘Babastars’ nuk vonuan shumë dhe u zyrtarizuan.

Pas postimeve misterioze të Getit, Majk e Onat, ka qenë vetë lideri i “Babastars”, ai i cili ka zbuluar detaje mbi këngën e re.

Ajo do të jetë bashkëpunim mes tre emrave të lartpërmendur dhe do të titullohet ‘Vamos’.

Se çfarë kanë përgatitur Geti, Majk e Onat dhe a do jetë ky projekt sukses para verës, kjo mbetet të shihet në më pak se 24 orë. Numërimi pas vetëm se ka filluar. /Prive.al

https://www.instagram.com/p/ByBEFpdgXSs/