Prince William vaksinohet live

Princi William ka marrë dozën e tij të parë të vaksinën anti-Covid-19. Këtë lajm e bëri të ditur vetë princi nëpërmjet një postimi në “Twitter” së bashku me një fotografi të momentit kur ai mori injeksionin në Londër.

“Të martën mora dozën time të parë të vaksinës COVID-19. Për të gjithë ata që punojnë në përhapjen e vaksinave – faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni”, ka shkruar ai.

Gjithashtu edhe anëtarët e tjerë të Familjes Mbretërore gjithashtu kanë zbuluar se ata kanë marrë dozat e tyre të vaksinës, përfshirë monarken 95-vjeçare dhe Princin Charles. Mbretëresha tha se marrja e vaksinës ishte proces shumë i shpejtë dhe nuk shkakton dëme. Po ashtu ajo inkurajoi publikun të ndiqte shembullin, duke thënë se ata që ishin të kujdesshëm duhet të mendonin për të tjerët. Kujtojmë se në muajin mars, Princi Charles, 71 vjeç, rezultoi pozitiv me virusin vdekjeprurës Covid-19. Ai shfaqi simptoma të lehta dhe kishte shëndet të mirë, ndërkohë që u vendos në izolim dhe u mbajt nën kujdesin e duhur.

Pesë ditë pas konfirmimit të lajmit të infektimit, pallati mbretëror bëri të ditur se Princi Charles ishte shëruar nga Covid-19 pasi analiza e tij e dytë kishte rezultuar negative. Megjithatë, ato ditë kanë qenë tepër të vështira dhe stresuese jo vetëm për Princin Charles, por edhe për familjarët e tij.