‘Prej 28 ditësh ndanim shtratin, por ajo ishte 45 ditëshe shtatzënë’, zbulohet përse Dan Hutra dhunoi ish-bashkëjetuesen e tij në 2022-in

Pas arrestimit të tij në 2022-in nën akuzën e dhunës ndaj bashkëjetueses së tij, Dan Hutra e mohoi një gjë të tillë. Por gjatë shqyrtimit të të dhënave rezulton se ai kishte deklaruar se rezultonte që gruaja e tij ishte shtatzënë 45 ditëshe, ndërkohë që kishte vetëm 28 ditë që ndante shtratin me të.

“Nga OPGJ është pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet shtetasi Dan Hutra, i i cili ka deklaruar se nuk ka ushtruar asnjëherë dhunë fizike apo psikologjike ndaj shtetases Elena Hysa. Sipas tij ata kanë 28 (njëzet e tetë) ditë që kanë ndarë shtratin dhe sipas analizave, ecos rezulton se fëmija është 45 (dyzet e pesë) ditësh. Kjo është arsyeja që ajo është larguar nga banesa, pasi i ka kërkuar kohë për të njohur atësinë e fëmijës pas disa analizave të tjera, për qartësimin e situatës” -thuhet në dosjen e publikuar.

B.V/Shqiptarja.com