Pranoi publikisht humbjen në zgjedhjet presidenciale, Kanye West merr vendimin e papritur për të ardhmen

Kandidimi i Kanye West për president në zgjedhjet e këtij viti duket se nuk shkoi siç duhej. Megjithatë, Kanye nuk heq dorë.

Në një postim në Twitter, ai ka lënë të kuptohet se do të kandidojë sërish në zgjedhet e ardhshme.

Përkrah një fotoje të tij në profil, me një hartë zgjedhore në sfond, ai shkroi: “KANYE 2024“.

Ai mund të mos ketë siguruar vota për zgjedhjet, por të paktën një person votoi për West: vetë reperi. 43-vjeçari iu drejtua Twitter-it në Ditën e Zgjedhjeve për të treguar se ai jo vetëm që votoi për herë të parë në jetën e tij, por gjithashtu votoi për veten (njeriun që i beson më shumë).

Zoti është kaq i mirë”, shkroi West të martën në mëngjes. “Sot unë jam duke votuar për herë të parë në jetën time për Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe është për dikë që me të vërtetë i besoj… vetes.”

Reperi gjithashtu ndau një video në Twitter teksa vendoste fletët në një makinë votimi, duke e bërë votën e tij zyrtare.

Gruaja e West, Kim Kardashian, bëri të ditur se ajo votoi gjithashtu. Sidoqoftë, ndryshe nga burri i saj, Kardashian nuk dha detaje se për kë e dha votën e saj.

Unë votova! Po ju?”- shkroi 40-vjeçarja në Twitter, së bashku me një foto bardh e zi të saj.