“Poet i Ballkanit, rapsod i Evropës”, Macron i dorëzon Ismail Kadaresë dekoratën më të lartë të Francës!

Presidenti francez Emmanuel Macron nuk ka mundur të jetë pjesë e Samitit të Berlinit që u zhvilua ditën e sotme në Tiranë. Por ai ka mbërritur këtë mbrëmje në vendin tonë dhe viziton e parë e ka bërë në Pallatin e Brigadave. Në një ceremoni të veçantë, Macron i ka dorëzuar shkrimtarit të madh Ismail Kadare, dekoratën më të lartë të republikës së Francës “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit.

“Gjatë këtyre viteve ka qenë një formë vallëzimi për t’iu mbytur nga njëra anë dhe vallëzim për të shkruar dhe për të thënë gjërat. Kjo rrugë e brishtë përfundoi me Pallatin e Ëndrrave. Ju sillnit libra, libra Sartrin, Kamynë që ua dhuronit miqve tuaj si shishe me liri. Ikja juaj solli protestat e studentë. Ju kontribuat në zgjimin e madh të popujve që ngriti perden e hekurt. Ju keni ndarë ekzistencën tuaj mes fjalëve dhe gjërave, njerëzve dhe gjërave. Nga tryeza e kafesë Rostan kanë lindur tekste jashtë kohe. Ju mund ta kishit lënë anijen të digjej, por nuk pranuat të braktisni një popull në duart e atyre që i kishin djegur lirinë. I dashur Ismail Kadare ndonjëherë ju ndjeni keqardhje për ato vite që ju kanë shtypur. Liria, që u mbyllin gojën ka pëshpëritje me të forta, se britmat. Për këtë rol si poet i Ballkanit, si rapsod i Evropës si lajmëtar i lirisë, për këtë lidhje drithëruese që mishëroni mes Shqipërisë dhe Francës kam nderin t’u ngre në gradën e Oficerit të Lartë në Urdhrin e Legjionit të Nderit”, u shpreh Macron në fjalimin emocionues.

Revista Who