Po përjeton një histori dashurie/ Xhesika Polo pranon se është në lidhje me muzikantin shqiptar

Xhesika Polo ka zbuluar se është në një lidhje të re me muzikantin që e shoqëron netëve live.

Xhesika Polo është një ndër artistet shqiptare e cila jetën e saj private ka vendosur ta mbajë sa me larg vëmendjes mediatike. Por së fundmi këngëtarja ka vendosur të ndajë me publikun detaje të reja shumë interesante.

Në një intervistë për programin “Lartë e poshtë” Xhesika ka pranuar se momentalisht po përjeton një histori të bukur dashurie. Ajo ka zbuluar se personi që i ka “rrëmbyer” zemrën është Anxhelo, njëri nga muzikantët që e shoqëron atë gjatë performancave në netët “live”.

Ndër të tjera artistja u shpreh se është shumë e lumtur dhe gjithçka është në rrugën e duhur. E pytur nëse çifti kanë menduar të bëjnë një hap më të “madh” në maredhënien e tyre ajo u shpreh se ende nuk e mendon të shkojë drejt altarit, por kur të vijë ky moment dëshiron një ceremoni të vogël dhe jo me shumë të ftuar.