Po Mariana Kondi ç’bën kështu me burrin e Irena Kitës?

Aktorja e njohur e humorit, Mariana Kondi pritet të vijë në ekran ndryshe nga se si e keni parë deri më tani. Me anë të promos së publikuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’, Kondi i ka lajmëruar të gjithë ta ndjekin në datë 10 shkurt në ekranin e ‘Tv Klan’, me programin e gatimit në të cilin do të shfaqet krah Arvin Kitës.

“Mos harroni. Të hënën, ora 11:00, data 10 shkurt, në ‘Tv Klan’. Këtë herë vij ndryshe”, ka shkruar Mariana krah postimit ku shfaqet si çdo herë tjetër plot humor.

Me siguri ky angazhim i ri i aktores do ta sjellë edhe më pranë publikut, i cili e ka ndjekur gjithmonë më shumë kureshtje për shkak të pozitivitetit që ka përcjellë në ekran./revistawho.com

Irena