Pneumologu i njohur shpjegon se sa do të ndikojë rritja e temperaturave në parandalimin e koronavirusit

I ftuar në “Përballë” në RTSH, mjeku i njihur pneumolog Perlat Kapisyzi ka folur ndër të tjera për ndikimin e rritjes së temperaturave tek koronavirusi.

“Shpresat janë, por shpresat nuk janë që ‘të presim ishallah po ngrohet koha’. Teoria e ngrohjes se kohës është si ajo që ‘o Zot më ndihmo të më bjerë lotaria’ edhe pse nuk blinte lotari. Temperaturat mund ta frenojnë, por ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të fortë në vendimmarrje për sa i përket kufizimit dhe distancimit social. Sigurisht dhe higjienës personale”, është shprehur Kapisyzi.

Ai gjithashtu ka shtuar se gjasat që një njeri ta rimarrë Covid-19 janë të vogla. “Gjasat janë mbas një kohe që i lejon virusit të pësojë një mutacion. Ashtu si gripi, ne e marrim një vit, por mund ta marrim sërish vitin tjetër nëse ka ndodhur një mutacion”, ka sqaruar pneumologu. Kapisyzi ka theksuar se Covid-19 nuk është grip, por një virus që ka vdekshmëri 2% – 3%. /News31.al

Burimi: BalkanWeb