Plas mes djemve në Për’puthen, Edi ofendon keq për pamjen e jashtme Jurgenin: “Shif si je ti, kush të do ty…”

Takimi i Adës me Jurgenin këtë javë në Për’puthen ka nxehur situatën mes këtij të fundit dhe Eduardit i cili në debat e sipër ka ashpërsuar tonet duke ofenduar për pamjen e jashtme Jurgenin.

Djemtë më pasë kanë bërë “ping-pong” ofendimesh derisa debati u përqëndrua tek kërkesa për një takim të dytë të Edit me Adën.

“Cfarë fizike ka ky, ti je sa këmba e Adës kush të do ty o vlla vec më kallzo shif si je ti. A ke qef me të dhënë proteina” ka thënë Edi.

Jurgeni iu kthye “Rëndësi ka të pëlqej un veten por ti je një injorant dhe e ke trrurin sa kokrra e grurit”.

“Më mirë injorant sesa një burrë si tel”– ka kthyer përsëri përgjigje Edi.

Më pas debate është anashkaluar duke vijuar me tema të tjera, Ada doli në mbrojtje të Jurgenit duke thënë se Edit i duket vetja i bukur. Në gjuhën e sociologjisë ky sulm quhet “Body shaming” , do të shohim nëse Edi do të kërkojë falje apo do të merren masa nga produksioni.