Pjesëtarja e grupit ‘Little Mix’, shtatzënë për herë të parë

Pjesëtarja e grupit Little Mix, Leigh Anne Pinnoci është shtatzënë.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social,Instagram, Leigh postoi një foto me partnerin e saj futbollistin Andre Gray teksa dukej barku i rrumbullakosur.

“Ne kemi ëndërruar për këtë moment kaq shumë kohë dhe nuk mund ta besojmë se ëndrra më në fund po bëhet realitet. Mezi po pres të të takoj”, shkroi këngëtarja në postim.

Menjëherë pas publikimit, ajo mori urime të shumta nga ndjekësit e saj dhe nga dy mikeshat e grupit, Jade dhe Perrie Edwards.