Pika e dobët e familjes Gjebrea sot ka festë

Sot është një ditë shumë e vecantë për familjen Gjebrea, pasi më e vogla e shtëpisë, Ana feston ditëlindjen e saj. Arditi nuk ka hezituar të ndajë në orët e para të mesnatës një moment të djalit të tij, Joni me Anën në krahë teksa ka qenë një vogëlushe me bishtalecat në kokë.

“Gezuar ditelindjen dashuria ime vogel ❤️ – @annagjebreaofficial”, shkruhet mbi urimin e Jonit për të motrën, që Arditi e ka rindarë në llogarinë e tij.

Ai ka treguar përherë se ka nëj debulesë shumë të madhe për Anën e tij, që përpiqet t’i rezervojë përherë kujtimet e momentet më të bukura, teksa ajo dalëngadalë kthehet nga një vajzë e vogël në një zonjushë të vërtetë./revistawho.com