Përjetimet e para të famës? Sara tha se nuk kanë qenë aspak pozitive!

Sara Hoxha është kthyer në një nga personazhet më të dashura dhe të kometuara nga publiku. Blogerja, njëkohësishrët edhe partnerja e këngëtarit Ledri Vula ishte fituesja e “Dancing with the Stars”.

Së fundmi ajo ka realizuar një intervistë tepër të veçantë me vjehrrën e saj, Xheraldinën.

Ndër të tjera Sara ka treguar sesi e ka përjetuar famën në fillimet e lidhjes së saj me Ledrin.

“Nuk e përjetova mirë se nuk shkruan shumë bukur. Fjalia e parë ishte: Ledri Vula nis një lidhje me një vajzë të kolme. Kishin gjetur foto të vjetra te miat dhe nuk ishte shume bukur”, u shpreh Sara.