Për t’ia ditur vlerën jetës, duhet të dëgjojmë rrëfimin e Ronaldo Sharkës

Ronaldo Sharka njihet për natyrën e tij pak ngacmuese dhe ndoshta edhe të qetë, por kjo s’do të thotë nuk mbart një brengë të madhe. Dje, Ronaldo tha se i ati i tij vuan nga kanceri dhe se kjo i shton merakun dhe e shqetëson çdo ditë.

“Gjithmonë e kam pasur mamin pikë të dobët, marrëdhënien më të fortë e kam me të, por kohët e fundit, kam edhe një bebe të vogël, që është babi, i cili ka dy vite që lufton me jetën. Ka një sëmundje në trup, që është kancer”, e nisi rrëfimin ai.

Më tej, dha mesazhin e rëndësishëm:

“Ndonjëherë ne ankohemi, ankohemi dhe vetëm ankohemi, derisa kuptojmë që thjesht mbi shëndetin nuk ka asgjë, aq më tepër kur bëhet fjalë për prindërit dhe për familjen”.

“Ai ka punuar me vite me radhë që familja jonë të jetonte. Ka punuar në emigrim”, shtoi Ronaldo dhe në klip u shfaq një moment kur ai ndau me Efin se 2 muaj para se Ronaldo të futej në “BBVA”, i ati ishte në sallë operacioni që nga ora 9:00 e mëngjesit e deri në 19:00 pasdite. Moderatori tregoi se si e priti këtë lajm dhe tha se nuk kishte qenë shumë mirë në aspektin psikologjik dhe natyrisht, ishte një periudhë shumë e vështirë.

“Kam qenë fëmija i tij i vogël për gjithë këto vite, por tashmë ai është kthyer në fëmijën tim të vogël. Mua më vjen keq që nuk e di se si do të shkojë jeta e tim ati dhe dua ta bëj krenar. Uroj të jem duke e bërë krenar” tha Ronaldo dhe produksioni i bëri surprizën e bukur, duke i sjellë babain brenda shtëpisë.

Takimi i tyre ishte shumë emocionues dhe i preku jo pak banorët. Pas takimit, me vendimin e publikut, Ronaldo u eliminua nga gara për të fituar çmimin 100 mijë euro.

Anabelmagazine