‘Për Olsën’: Tea përgënjeshtron çfarë u tha në emisionin e fundit të Për’puthen me një tjetër video!

Pas emisionit të Për’puthen, ku u diskutua deklarata me video e Teas dhe disa video-live në Instagram mes saj dhe Andit, para se të largoheshin nga programi dhe pas, Tea ka folur përsëri rreth ngjarjes me një tjetër video në YouTube, drejtuar Olsa Muhametit, autores së Për’puthen.

“Pas emisionit të sotëm vendosa që të reagoj për Olsën, për ty Olsa dhe për të të thënë që boll vazhdove me mashtrime dhe manipulove situatën si të duash ti, siç bën gjithmonë. Boll më zhyte mua në humnerë, akoma më tepër nga ç’më ke zhytur, që vetëm shpirti im e di se ç’po heq, por s’ka gjë.”

Më pas, ajo vazhdon duke thënë se ka prova që tregojnë se produksioni ishte në dijeni të gjithçkaje:

“Ti më duket se e paske kujtesën pak të shkurtër, por s’ka problem sepse ti kujtoj unë ca gjëra. Ti i dije të gjitha. Unë të kam kërkuar që të dal që në dhjetor, por ti më nxirrje mua 100 justifikime. Unë dhe Andi kemi kërkuar të dalim si çift, të përputhur, të përplasur, të përleshur, sido që të ishte, vetëm që të dilnim nga aty sa më shpejt. Harrove që për vitin e ri kur kemi folur bashkë, unë kam qenë në Kosovë tek Bearti, duke festuar me familjen e tij dhe pas kësaj, ju më keni kërkuar foto me Andin, foto që s’u bënë kurrë. Unë për këto kam prova.”

Në lidhje me “giveaway” dhe bizneset që u përmendën në program si përfitime të ish-konkurrentëve, Tea tha “se përfitime në fakt ka patur emisioni, pasi bizneset preferonin të reklamoheshin përmes takimeve, vetëm nga çifti Tea-Andi”.

“Pastaj na përmendni “krimin tonë të rëndë” që është giveaway, bizneset që bëjmë ne, kur në fakt bizneset i bën ti. Ti më ke mbajtur mua, jo se më doje, po të interesonin reklamat dhe pjesa jote, sepse bizneset donin që të isha unë dhe Andi në takime, për t’i reklamuar ata. Edhe unë personalisht madje. Ne nuk kemi marrë asnjë lloj pagese nga kjo. Kemi ardhur aty vetëm me shpenzime tona.”

Tea e mbyll duke thënë se “dolën nga emisioni, vetëm atëherë kur nuk pranuan më të dilnin në takime.”

“Na bëre që të vazhdonim takimet, ashtu siç e pranuat dhe vetë në emision që na keni shtyrë dhe na keni detyruar t’i bëjmë ato takime, derisa më në fund ne nuk pranuam, edhe më në fund kur nuk pranuam të bënim më takime na nxorrët dhe e shtytë emisionin e fundit me komente se s’kishit çfarë të bënit. Mjaft u talle sepse tek e fundit edhe ne njerëz jemi.”