“Për dreq, më gjeti edhe mua”- Fiori Dardha preket nga Covid-19

Listës së personazheve të njohur që janë prekur nga Covid-19 i është shtuar së fundmi edhe Fiori Dardha. Moderatorja e “Boom” e ka ndarë lajmin në Instagram, bashkangjitur një video-je ku është në lidhej direkte me partneren e saj në program Rozana Radin dhe zëvendësuesin e saj gjatë kësaj periudhe, këngëtarin Erion Korini.

Në video Fiori dëgjohet t’i thotë kolegëve të saj se është shumë mirë dhe nuk ka asnjë shqetësim, ndonëse i duhet të qëndrojë në karantinën dy-javore. Po ashtu moderatorja dhe autorja e “Boom” siguron që do të vazhdojë të punojë për emisionin investigativ nga shtëpia dhe do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me Rozanën dhe Erionin.

Ndërkohë postimin në Instagram ajo e nis me fjalët: “Për dreq, më gjeti dhe mua”, teksa thotë se ka treguar shumë kujdes gjatë këtyre kohëve, por gjithsesi koronavirusit nuk i shpëtoi dot. Në fund ajo e mbyll me një këshillë për të gjithë ndjekësit e saj.

Shërim të shpejtë!

/News31