Pasi u bë nënë për herë të parë, zbulohet kush është partneri i Shkurte Gashit! Ja fotoja e tij me djalin në krahë

Pak ditë më parë, u raportua se Shkurte Gashi ka sjellë në jetë një djalë, duke u bërë kështu edhe nënë për herë të parë.

Këngëtarja nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me shtatzëninë, të cilën e mbajti të fshehtë, e aq më pak për lindjen.

Ajo është munduar ta mbajë jetën private larg syrit të publikut gjithmonë, dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe me këtë moment shumë delikat dhe të rëndësishëm për të.

Por, përveç shtatzënisë, këngëtarja nuk ka zbuluar as partnerin, babain e fëmijës së saj.

Megjithatë, duket se identiteti i tij është zbuluar he për këtë është bërë shkak një ripostim i Lum Salihut, djalit të këngëtares Shyhrete Beluli, që ka uruar ardhjen në jetë të Malit, djalit të Shkurtes.

Personi që ka publikuar buqetën në Instastory është pikërisht partneri i këngëtares, i cili quhet Albert, sipas “Prive”.

Përveç kësaj,”Prive” ka arritur të sigurojë edhe një foto të Albertit me të birin në krahë.