Pasi i tha “Po” Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez “tërbon” ndjekësit me linjat trupore teksa zhytet në oqean

Georgina Rodriguez po shijon pushimet e verës në Rivierën Franceze së bashku me yllin e futbollit Cristiano Ronaldo.
Dhe bomba zeshkane mahniti me linjat e saj trupore, teksa bënte zhytje të oqean. Ajo “tërboi” ndjekësit e veshur me bikini të bardha që i vendosnin në pah format e saj “shpërthyese”.

26 vjeçarja i la të gjithë pa mend ndërsa notonte nën sipërfaqen e oqeanit. Georgina Rodriguez dukej mjaft seksi dhe tërheqëse në ujin e kristaltë.

Pushimet e modeles vijnë pas thashethemeve se i tha “Po” propozimit për martesë të Cristiano Ronaldos.

Çifti, që po shijojnë ditët e nxehta të verës në oqean së bashku me fëmijët e tyre në bordin e një jahti me vlerë 5.5 milionë paund, postuan një foto ku futbollisti i mbulonte partneres së tij me dorë gishtin e unazës.
Ndërsa Georgina Rodriguez shkroi në përshkrimin e imazhit “Pooo”.


Modelja dukej mjaft elegante me fustanin ngjyrë të kuqe, ku vuri në pah linjat e tonifikuara trupore. Ndërsa CR7 ishin i veshur me një këmishë të Louis Vuitton me pantallona fildishi.