Pas spikereve me gjoks jashtë, djem të zhveshur japin lajmet në “Zjarr tv”

Edicionet e lajmeve në “Zjarr tv”, kanë marrë vëmendje të jashtëzakonshme edhe ndërkombëtarisht.
Me vetëm një xhaketë dhe me gjoksin jashtë, prezantueset kanë arritur të fitojnë famë me këtë mënyrë prezantimi për të cilën kanë shkruar edhe mediat e huaja. Këtë herë “Zjarr tv”, ka nxjerrë në ekran një prezantues mashkull me këtë stil. Djaloshi shihet teksa jep lajmet, i veshur vetëm një xhaketë kostumi e asgjë tjetër. Pajmet e “Zjarr tv” kanë pushtuar për të disatën herë rrjetin në këtë mënyrë shkruan Express.