Pas fitores së “The Voice”, Gala Aliaj publikon këngën e parë si pjesë e label-it ndërkombëtar

Mbrëmja e djeshme shënoi një tjetër arritje të shqiptarëve në botë, për të cilat jemi krenarë. Vajza e Robert Aliaj, Gala u shpall fituese e kompeticionit muzikor “The Voice Kids” në Belgjikë. Ajo interpretoi në finale këngën e Elton John “Goodbye Yellow Brick Road” dhe atë të Adele “Make me feel my love”. Momenti i fitores ka qenë emocionues për Galën, e cila e nisi këtë rrugëtim shumë rastësisht, por talenti gjithnjë vlerësohet.

Suksesi sapo ka nisur, pasi ajo ka publikuar vetëm pak orë pas fitores, këngën e saj të parë. “Contagious” është krijimi që vjen nën emrin e label-it më të njohur ndërkombëtar, Universal Music. Kënga në gjuhën angleze nuk është publikuar ende në Youtube, por mund ta gjeni në platformat e tjera të muzikës. Titulli në shqip do të thotë “ngjitës/infektues” dhe e tillë për Galën është dashuria.

Jemi të sigurt se stili i saj i veçantë do ta bëjë gjithnjë të dallohet mes të tjerëve dhe të arrijë majat./News31