Pas dështimit me 220 burra, modelja martohet me qenin

Një ish modele nga Britania e Madhe Elizabeth Hoad do të martohet me kafshë, pasi ka hequr dorë përfundimisht nga meshkujt. 49-vjeçarja ka vendosur të lidhë jetën me një qen të racës “Golden Retriever”, të cilin e ka quajtur Logan.

“Kam pasur 220 takime dashurie në tetë vitet e fundit. Përgjithësisht, çdo gomë ka përfunduar keq”- është shprehur modelja. Në dasmën ku do të marrin pjesë 20 persona, ky i fundit do të mbajë një orë, një kapelë, xhaketë dhe kravatë, sikur të ishte me të vërtetë një mashkull.