Partneri i Diellza Kolgecit nuk e lëshon të bijën nga duart

Fisnik Rugova, basketbollisti kosovar është bërë rishtaz baba i një vogëlusheje me emrin Helena.

Vajza erdhi në jetë nga lidhja e tij me ish-Miss Kosovën, Diellza Kolgecin, dhe sigurisht e bekoi jetën e tyre.

Diellza-2

Kolgeci u bë nënë për herë të parë ndërsa për kujdesin ndaj vajzës siç duket përkrahjen më të madhe e ka nga partneri, shkruan Prive.

Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale, e shfaqë Rugovën duke e mbajtur në krahë të bijën e tij dhe ky është një moment tejet i ëmbël i kapur në një imazh që sigurisht flet sa një mijë fjalë.