“Paqja ime”, Arbana Osmani thotë gjithçka për lidhjen e saj me regjisorin e njohur

Prej kohësh po përflitet për një lidhje të moderatores së njohur, Arbana Osmani me regjisorin, Eduart Grishaj.

Edhe pse ata ende nuk e kanë dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me këto lajme, shpeshherë janë parë së bashku në vende të ndryshme. Madje së fudmi dyshja ndodhet me pushime dhe veprimet e tyre lënë të kuptojnë se janë çift.

Arbana-3

Teksa ndodhen me pushime në Marok, Arbana dhe Eduarti kanë ndarë me ndjekësit e tyre fotografi të ndryshme. Edhe pse nuk kanë postuar foto ku shfaqen të dy së bashku, ata nuk kanë ngurruar që të komentojnë në fotot e njëri-tjetrit.

Në foton e fundit të Eduartit, të publikuar në profilin e tij në “Instagram” Arbana duket se i ka vënë vulën marrëdhënies së tyre të dashurisë.

“Paqja ime”- është komenti i ëmbël që Arbana i ka lënë parterit të saj me të cilin po shijon këto ditë pushimi, duke konfirmuar edhe njëherë lidhjen e tyre.

Arbana-2

Ndërkohë pak ditë më parë ishte regjisori ai që komentoi në një foto të Arbanës, ku i thoshte: “Më e bukura e Marokut”.