PAMJET/ Aksidentohet aktori Gaz Paja në Tiranë, policia jep detajet e para

Aktori i njohur i humorit Gazment Paja është aksidentuar këtë të enjte në kryeqytet teksa lëvizte me motor dhe është përplasur nga një makinë.

Ngjarja konfirmohet nga policia e cila bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës.

Mësohet se aktori i njohur është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.