“Pabesi e turpshme!” Aktori Gentian Zenelaj kundër refugjatëve afrikanë në Shëngjin

Aktori Gentian Zenelaj ka reaguar gjatë ditës së sotme pas marrëveshjes së Ramës me Kryeministren e Italisë Meloni që Shëngjini të kthehet në një port refugjatësh.

“A mendohet për ato qindra biznese që jetojnë me turizmin dhe shpresojnë të bëhet me mire. Sigurisht që nuk do bëhet më mire. Sepse vetë siguria e portit dhe prioritetet e tij do transformohen”, shkruan aktori në një postim ne rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

“Ta kthesh portin e Shengjinit në port emigrantesh në një kohë kur ky port dhe vetë qyteti i Shengjinit ka nevojë të hershme të kthehet në një port i mirefilltë turistik është pabesi e turpshme. Një qytezë që është përpëlitur që nga viti 1991 me emigrimet masive, me shkatërrimet e 1997 dhe me lënien sistematikisht jashtë vemendjes së pushtetit qëndror.

3 orë të duhen të mbërrish nga Tirana në Shengjin në kulmin e sezonit turistik. 3 orë për 60 km rrugë. A mendohet për ato qindra biznese që jetojne me turizmin dhe shpresojnë të bëhet me mirë. Sigurisht që nuk do bëhet më mirë. Sepse vetë siguria e portit dhe prioritetet e tij do transformohen. Mjafton të shikosh pamjet nga porte të tilla në Itali dhe Greqi. Skandaloze.”

Lapsi.al