Olsi Bylyku humb njeriun e shtrenjtë, bën dedikimin prekës në rrjetet sociale: Gëzoji engjëjt siç bëje me ne

PANORAMAPLUS.AL/ Aktori i njohur i humorit Olsi Bylyku ka humbur një nga njerëzit e tij më të shtrenjtë, gjyshen. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vet ai përmes një postimi në rrjetet sociale.

Zemërthyer, Olsi ka ndarë në Instagram një status ku shkruan:

“Veç gëzim na dhe o Ije dhe kurrë në jetë nuk të harrojmë. Qofsh e xhehnetit dhe tani gëzoji ëngjëjt siç na gëzoje ne me çdo batutë tënden.”

Sa i përket jetës preofesionale, Olsi ka qenë së fundmi i angazhuar në xhirimet e një filmi të ri. Ishte partnerja e tij, Egli Tako, ajo që zbuloi në një bisedë virtuale se nuk ka kaluar shumë kohë me të si pasojë e angazhimeve të shumta që ka aktori.

“Olsi po xhiron filmin e tij të ri, punë kolosale. Ndaj nuk po kalojmë shumë kohë bashkë. Faleminderit që interesoheni,”-shkruante Tako.

Mirëpo fakti që Olsi është me xhirime e ka një zgjidhje nga ndjekësit. Një fans e pyeti Eglin pse nuk e shoqëron ajo të dashurin e saj kur është i zënë. Mirëpo duket se çifti i kanë të ndara gjërat. Puna është punë.

“Ambjentet e punës janë të punës. Si të tijat dhe të mijat. Kam shumë ditë që planifikoj të shkoj të shoh një orë xhirime për pasionin për kinematografinë, por nuk po shkëputem dot,”-shprehej Tako.