Nuk u grumbullua në Kombëtare për ndeshjet e muajit shtator, futbollisti shqiptar drejt transferimit te Valencia

Mbrojtësi shqiptar, Ivan Balliu, bëri një sezon fantastik me skuadrën e Almerias në La Ligën2 spanjolle, por çuditërisht nuk u ftua nga trajneri Reja për 2 sfidat e muajit shtator ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë.

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë thjesht me zgjedhje taktike të trajnerit italian, apo ka qenë dëshira e vetë futbollistit për të mos qenë prezent në këto 2 takime, për çështje personale.

Mbrojtësi i djathtë 28-vjeçar ka luajtur 32 ndeshje sezonin e kaluar, duke kontribuar me një gol dhe katër asistime.

Ndërkohë së fundmi, gazetari Salva Gomis, raporton se klubi i Valencias ka shfaqur interes për Balliun, i cili ka edhe një vit kontratë me Almeria. Klubet duhet të arrijnë një marrëveshje së bashku, për transferimin e shqiptarit në Mestaja. Ky do të ishte një hap i madh në karrierë për futbollistin 28-vjeçar.

PANORAMASPORT.AL