Nuk e përmendi asnjëherë në “Për’puthen”, por ish-konkurrentja qenka nënë e një vajze

Arlida Nezha, ose ndryshe Tola ishte e para vajzë e eleminuar nga djemtë në “Për’puthen”, ku zakonisht janë vajzat ato që eleminojnë djemtë. Shumë prej tyre thanë se nuk kishin patur asnjë afrimitet me të, dhe nuk e shihnin si më shumë se shoqe. Gjatë kohës së qëndrimit në program, ajo foli për veten, tregoi se familja nuk kishte qenë dakord, madje se me vëllain nuk fliste që nga hyrja në “Për’puthen”.

Mirëpo, ajo kurrë nuk kishte përmendur se kishte një fëmijë, gjë që e ka treguar vetëm së fundmi, pas eleminimit. Teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në një pyetësor në Instagram, ajo ka zbuluar se është nënë e një vajze të vogël.

“A ke fëmijë ti? Se të kam parë me një vajzë të vogël prandaj”, ishte pyetja e një ndjekësi. Përgjigja e Tolës ka qenë e papritur dhe madje ajo e ka shoqëruar edhe me një foto.

“Po. Kjo është mrekullia ime”, shkruan Arlida.

Gjatë emisionit nuk është përmendur asnjëherë fakti se ka një vajzë, madje as në takimet që ajo ka pasur me Albin, me të cilin kishte më shumë afrimitet. Për të, Tola tha se e pret jashtë, pse jo për të vazhduar njohjen.

/News31