Nora Istrefi pjesë e “Dancing with the Stars”?!

Nuk është ende zyrtare por thuhet lart e poshtë që Nor Istrefi mund t’i bashkohet kastit të “Dancing with the Stars”.

Deri tani kastit të spektaklit i mungon një emër i madh i showbizit andaj Nora do t’i bënte punë produksionit.

Nëse Nora pranon të bëhet pjesë e këtij program kërcimi kjo nuk do të ishte eksperienca e saj e parë. Ajo vite më parë ka marrë pjesë në edicionin e parë të “Dance with me”, por e la garën përgjysmë pasi mësoi që ishte shtatzënë me vajzën e saj, Renee.

Deri tani janë zbuluar emra si Eni Shehu, Sara Karaj, Enxhi Nasufi, Efi Dedhes. Ndërsa dy anëtaret e jurisë mendohet të jenë Valbona Selimllari dhe Lori Balaj.