Noizy tregon 3 këngët e preferuara nga albumi “Alpha”

Noizy ka folur për albumin “Alpha” dhe këngët e preferuara që ka nga ky album, të cilat lidhen edhe me jetën e tij.

“Në mesin e këngëve të atij albumi janë 5-6 këngë shumë të forta, komerciale, që sigurisht marrin më shumë klikime, por të preferuarat e mia janë këngët që kanë të bëjnë pak me jetën time”, u shpreh Noizy, duke veçuar “Alo, alo”, “Edhe sa” dhe “A je i lumtur”.

Më tej, Noizy shpjegoi se pse janë të preferuarat e tij:

“Secila nga këngët e kanë diçka speciale prandaj ndodhen në albumin ‘Alpha’. Kënga ‘Alo alo’ e prodhuar nga producenti im, ‘Edhe sa’ dhe ‘A je i lumtur’ janë këngët më personale të miat që kanë të bëjnë me jetën time disi, në njëfarë mënyre”.

Ai shtoi:

“Janë edhe këngët komerciale, por këngët e mia të preferuara janë ato që kanë të bëjnë me jetën time”, tha ai, duke shtuar edhe se të gjitha këngët do të këndohen live, me orkestër dhe theksoi diferencën e madhe që kanë projektet muzikore kur këndohen në një mënyrë kaq madhështore, me një organizim profesional.

“Alpha Show” do të vijojë traditën, duke ardhur sërish pranë adhuruesve të muzikës Hip Hop, më 4 gusht, në sheshin “Nënë Tereza” dhe Noizy bëri thirrje që të mos mungoni!

Anabelmagazine