Noizy i bën xhiro me makinat e tij luksoze, Ylli Limani tmerrohet nga shpejtësia

Këngëtari i njohur dhe i dashur për publikun, Ylli Limani, është mjaft aktiv në rrjetet sociale me videot e tij gazmore. Mirëpo e fundit nuk ka qenë edhe aq gazmore për vetë Yllin.

Noizy ka vendosur që t’i bëjë 27-vjeçarit xhiro me makinat e tij super-sportive, Lamborghini, Bugatti apo Ferrari dhe këngëtari e ka filmuar këtë aventurë të tijën.

Ndërsa Noizy shton shpejtësinë, Ylli shfaqet i trembur duke bërtitur i frikësuar për jetën.

Pra me këtë video e kuptuam që Ylli nuk është një fans i shpejtësisë…

GOTA NEWS ALBANIA