Njihuni me Christian MBA, futbollistin trendy që luan me skuadrën e Partizanit

Shpesh shohim që djemtë influencer apo me një stil të veçantë janë ata që kanë lidhje me industrinë e modës, me televizionin ose kanë lidhje me artin. Së fundmi në Living kemi zbuluar një djalë i cili na tërhoqi vëmendjen jo vetëm për aftësitë e tij në futboll, në profesionin që ai ushtron, por edhe për mënyrën e të veshurit dhe fotografive që publikon.

Christian Mba është futbollisti nga Nigeria i cili tani luan me skuadrën e Partizanit. Dashamirësit e këtij sporti me siguri e njohin, ndërsa të tjerë e kanë parë në rrjetet sociale. Nëse hapim Instagram-in e tij ajo që na bie menjëherë në sy është ndërthurja e fushës së blertë dhe ashtu siç ne e perceptuam, dëshirës për të qenë sa më i veçantë në mënyrën e të veshurit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MBA CHRISTIAN (@__mc99)

Ajo që arritëm të kuptojmë është se ai ka një model nga i cili frymëzohet, Zlatan Ibrahimovic dhe këtë na e konfirmoi dhe vetë Christian. Në botën e rrjeteve sociale në të cilën mbizotërojnë vajzat, është gjithnjë kënaqësi të shohim dhe djem me shije. Për më tepër hidhini një sy instagramit të Christan.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MBA CHRISTIAN (@__mc99)