Njihet si “Tigri” në SKY ECC, Karamuço: Një personazh i drejtësisë po ndihmon bandat e Veriut

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka treguar nofkën e një personazhi të lartë të drejtësisë në aplikacionin SKY ECC.

I ftuar në Abc News, Karamuço tha se “Tigri” troket në dyert e kolegëve të drejtësisë për të ndihmuar bandat e Veriut e Shqipërisë.

“Sky ECC ka pasur 3 milionë mesazhe në ditë nga të gjithë abonentët në botë. Ne kemi pasur 16 mijë veta dhe janë shumë nga Shqipëria. Ka dy muaj ‘Tigri’ është një personazh i lartë i pushtetit të drejtësisë, i cili trokiste në dyert e kolegëve për të ndihmuar bandat e Veriut të Shqipërisë. Ai ka pseudonim dhe adresë në sistem, po nuk dihet kush është, nuk po gjendet. Ndërsa, drejtuesit e dinë se kush është”, u shpreh Karamuço.

Politiko.al