Njerëzit shpërthejnë ndaj “BBVK 2”, pas shpalljes së fituesit

Lumbardh Salihu u shpall fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, përmes votave të publikut, duke rrëmbyer kështu çmimin e madh. Ish-futbollisti fitoi kundrejt 3 konkurrentëve të tjerë: Edonës, Blerandos dhe Shqipes.

Megjithatë, shumë prej komentuesve nuk janë të lumtur për fitoren e Lumbardhit. Ata vërshuan nëpër komente në llogarinë e “BBVK” në Instagram, duke e cilësuar fitoren e tij si “të pamerituar”:

Të tjerë mendojnë se Shqipja ose Blerando meritonin fitoren:

Ka edhe komentues që mendojnë se fitorja e Lumbardhit erdhi për shkak të të ardhurave dhe familjes:

“BBVK 2” nisi më 20 tetor 2023 dhe mbaroi mbrëmë (2 shkurt 2024), pas një rrugëtimi të gjatë dhe emocionues, të mbushur me histori, rrëfime të ndjera, lot e të qeshura. Pa diskutim, 3 finalistët e tjerë: Edona, Shqipja dhe Blerando patën vëmendjen e publikut në Instagram e TikTok.

Ndërkohë, Lumbardhi ka krijuar një lidhje brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, me ish-konkurrenten, Kader Kicaj.

Anabelmagazine