Një 4-vjetor në familjen Kardashian mund të festohej vetëm kështu: Si në përrallë

Vajza e vogël e Rob Kardashian, Dream Kardashian festoi ditëlindjen e saj të katërt vetëm pak ditë më parë. Në këtë moment të shënuar për Rob dhe gjithë familjen Kardashian-Jenner, familja u kujdes të festonin ashtu siç i takon.

Kourtney, Khloe e gjithë pjesëtarët e familjes u veshën si personazhet e njohur të “Disney”, duke krijuar një festë princeshash.

Edhe fëmijët e Kourtney, Penelope dhe Mason u veshën si personazhet e filmit të animuar “E bukura dhe Bisha”. Në rol u fut edhe gjyshja e familjes, Kris Jenner, e cila tërhoqi vëmendjen me kostumin e saj të bardhë.

Kujtojmë se mamaja e Dream, Blac Chyna është ndarë nga Rob Kardashian, megjithatë ata ruajnë ende kontakte me njëri-tjetrin për hir të vajzës./revistawho.com