Nick Cannon jep lajmin e bukur: Bebi numër 10 është rrugës!

Aktori Nick Cannon do të bëhet sërish baba. Ai zbuloi këtë javç se do të bëhet baba për herë të 10-të, fëmija i tretë me modelen Brittany Bell. “Koha ndaloi dhe kjo ndodhi. #Sunshine #SonRISE,” shkroi Cannon një video ku shihet me partneren shtatzënë duke realizuar disa foto.

Kur dyshja mirëpriti djalin dhe vajzën e tyre në 2017-ën dhe 2020-ën, Cannon ishte tashmë babai i binjakëve Moroccan dhe Monroe, tani 11 vjeç, me ish-gruan e tij, Mariah Carey. Më pas, komediani mirëpriti djemtë binjakë Zion dhe Zillion, tani 1 vjeç, me DJ Abby De La Rosa në qershor 2021.

Djali i tij dhe i modeles Alyssa Scott, Zen, mbërriti në të njëjtin muaj, por vdiq pesë muaj më vonë pasi luftoi me kancerin e trurit. Në qershor, Bre Tiesi solli në jetë fëmijën e saj të parë dhe Cannon së bashku, një djalë të quajtur Legendary. Më parë, Cannon theksoi se ka vënë bast se do 3 fëmijë këtë vit.