Ngjarje e rëndë/ 24-vjeçarja shtatzënë pi helm dhe hidhet nga dritarja, urgjent drejt Tiranës, foshnja…

Një vajzë e re shtatzënë ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar. Ngjarja ka ndodhur në Kopaçez të Delvinës. 

Balkanweb raporton se e reja ka pirë helm për dhelprat dhe më pas është hedhur nga dritarja.

Mësohet se 24- vjeçarja me inicialet G.Z e ka humbur fëmijën kurse vetë është në gjendje të rëndë.

Menjëherë ajo është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë.