Nga Stresi te Mozzik/ Reperat e njohur reagojnë për vdekjen tragjike të 27-vjeçarit te ‘5 Maji’: Shumë shpejt ike vëllai im!

Pas vdekjes së 27-vjeçarit Mehmet Qema, mbrëmjen e djeshme, në zonën e 5 Majit në Tiranë, kanë reaguar edhe artistë e persona publikë.

Reperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin artistik “Stresi” ka postuar në “Instagram” një foto, në të cilën shfaqet me Mehmet Qemën ku shihen përkrah njëri-tjetrit, që nënkupton një miqësi të afërt mes tyre.

“Vij shpejt, meek meek, unë me dy G, ik ik”, ka shkruar Stresi krahas fotos, duke treguar se ndihet shumë i prekur nga kjo ngjarje.

Edhe dy vëllezërit kosovarë Getinjo e Mozzik i kanë shprehur ngushëllimet familjes së 27-vjeçarit.

Ndërkohë një reagim ka bërë edhe modernatori i njohur Meriton Mjekiqi, duke i bërë një dedikim të ndjerit. Mjekiqi shkruan se “edhe pse nuk je në mesin tonë my bro gjithmon je në zemrën time”.

Ndërkaq një reagim ka bërë edhe aktori vlonjat Romeo Vleshaj, ku ndihet i pikëlluar nga vdekja e Mehmet Qemës. Veshaj e quante vëlla 27-vjeçarin, ku bashkëngjitur fotos thotë se ike shpejt dhe se nuk gjen fjalë për krimin.