Nga mesoterapia tek koktejlet e vitaminave/ Trajtimet estetike që i kemi të domosdoshme gjatë stinës së verës

Nga Elira Kajtazi

Me ngrohjen e temperaturave dhe me ardhjen e stinës së verës, shumë persona mendojnë se nuk mund të kryejnë trajtime estetike për fytyrën dhe trupin. Në fakt e vërteta është ndryshe! Sigurisht që mund të kryejmë trajtime estetike edhe gjatë stinës së verës! Në këtë stinë pushimesh mund të kryejmë trajtime ushqyese, regjeneruese, trajtime antiage apo kundër akneve, por duke u bazuar sipas protokollit dhe duke ndjekur këshillat e mjekut dermatolog brenda kufijve të sigurisë. Ndër trajtimet më të preferuara gjatë stinës së verës përmendim mesoterapinë apo koktejlet e vitaminave, por edhe trajtimet për fytyrë të pastër të ndritshme dhe pa rrudha si: mikrodermoabrazioni, oksigjenoterapi dhe radiofrekuenca, por edhe trajtimet për të balancuar yndyrën e tepërt ose lëkurën e dehidratuar, gjithashtu edhe për të shmangur hiperpingmentimet ose njollat kafe.

Shumë i kërkuar është edhe “peeling kimik” veror, që përdoret sipas protokolleve të caktuara pa shkaktuar rrjepje, skuqje ose ndjeshmëri ndaj rrezeve te diellit. “Peeling” përdoret për rigjenerim, për të luftuar problematika të ndryshme si; aknet, njollat kafe, shenjat post akneve por edhe për ta bërë lëkurën më të butë dhe më të ndritshme. “Peeling” aplikohet në fytyrë, në qafë, në dekolte po ashtu edhe në trup.

Mjaft të preferuara dhe mjaft të sigurta për t’u aplikuar në stinën e verës janë edhe trajtimet e trupit, si; mesoterapia, karboksiterapia,trajtimet anti-celulit, tonifikimi dhe zvogëlimi i perimetrit të barkut, kofshëve apo krahëve dhe tonifikimi i tyre me ane te aparaturave si kavitacion me ultratinguj të kombinuar me radiofrekuencë bipolare dhe fraksionale, termokopert dhe vibrogym, velashape dhe elektroda, gjithashtu edhe terapinë e shkopinjve të quajtur ndryshe “maderoterapi”.

Aparaturat janë të sigurta nuk shkaktojnë kunderindikacione edhe gjatë përdorimit në stinën e verës duke siguruar një lëkurë të pastër, të butë dhe të shëndetshme, gjithmonë duke iu përmbajtur protokollit të caktuar dhe këshillave të mjekut, për të arritur një rezultat të garantuar dhe të përhershëm. Ju mirëpresim “Me Harmony🦋” në klinikën tonë!

*Artikulli mban autorësinë e Elira Kajtazi, specialiste në Estetikën e Avancuar pranë Klinikës “Harmony Dermo Care”.