Nga inati i Jennifer-it, Alex del me ish-gruan

Të rikthehesh me ish-in paska dal në modë. Teksa Jennifer Lopez po shijon romancën me ish-të fejuarin e saj, Ben Affleck, edhe Alex Rodriguez i është kthyer ish-bashkëshortes së tij, Cynthia Scurtis.

Madje ishte vetë Alex që na e zbuloi këtë me anë të disa fotove, ku në një prej të cilave shfaqej me Scurtis.

Alex është bërë bashkë me ish-bashkëshorten dhe familjarë të tjerë për një sfidë fitnesi.

“Cynthia është mama klas për vajzat tona”-shkroi Alex krah fotos teksa u shfaq shumë i afërt me ish-bashkëshorten.

Rodriguez dhe Scurtis kanë qenë të martuar në vitin 2002 dhe u ndanë në vitin 2008. Ata janë prindër të dy vajzav, Natashës dhe Ellës.