Nga dhimbja e belit, kolla pa sekrecione, temperatura. Mjeku infeksionist tregon shenjat e qarta dalluese të Covid tek ai grup personash që…

Sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri, u bë një vjeç, por për të ka ende shumë pikëpyetje. Mjeku specialist infeksionist pranë QSUT, Edmond Puca, i ftuar në emisionin Pasditja ime në RTSH, me moderatoren Erjona Shehu, ka bërë një pasqyrë dhe detajim të qartë të klinikës së Covid-19, pra shenjave të para të saj dalluese në krahasim me një virozë apo grip.

Sipas mjekut, një pjesë e madhe e qytetarëve as nuk e kuptojnë që po kalojnë Covid, por një pjesë tjetër që nuk është e vogël, shfaqin shenja klinike që nuk janë të lehta.

Cila është klinika e Covid-19?

Mjeku Edmond Puca: Pavarësisht se është një sëmundje e re, është sëmundje jashtëzakonisht e larmishme, se varion nga meshkujt te femra, nga mosha në moshën, larmiteti është shumë i madh.

Një pjesë e mirë e rasteve në forma të lehta, karakterizohet thjesht me një episod temperature që maksimumi mund të zgjasë 24-48 orë me temperatura që nuk janë të larta por variojnë nga 37.5 deri tek 38.4 gradë e më pas klinika fashitet sikur ska ndodhur asgjë e ndoshta një pjesë e mirë e pacientëve as e kanë kuptuar një gjë të tillë, por mund të gjejnë një pretendim që thjesht unë bëra dush apo udhëtim e u ftoha.

Më pas kur konsultohet me mjek specialist apo kur bën serologjikun kuptohet që ka kaluar Covid.

Ka edhe raste të tjera që janë thjesht me një kollë të lehtë bezdisëse, ndonjëherë edhe me çrregullime gastrointestinale, por kjo fatmirësisht është në pjesën më të madhe të subjekteve.

Pastaj ajo cka ne mjekët e perceptojmë dhe e kemi më shumë mbi kurriz është një përqindje e vogël rreth 15-20% që simptomatologjia bëhet shumë më problematike, kur temperatura zgjat prej disa ditësh, përvec kësaj shtohen dhe ankesat për dhimbje muskulare, apo mialgjia që themi ne e cila unë kam vënë re se nis në ditët e para ndonjëherë dhimbje në pjesën e belit dhe është mjaft sinjifikative kur i pyet pacientet e më pas dhimbja shtrihet në të gjithë ekstremitetet.

Shpesh shoqërohet pastaj me ndienjën e kollës apo vështirësi në frymëmarrje.

Kolla në të tilla raste është një kollë që në krahasim me gripërat e tjerë apo virozat është kollë totalisht e thatë, që pacientët pavarësisht se mundohen të nxjerrin dicka, nuk nxjerrin asgjë, thjesht është bezdisëse,ose një kollë e cila pacientët i bezdis shumë kur ndryshojnë pozicionin, nga shtrirë në ndenjur, apo kur sforcohen, apo kur ndërrojnë ambient.

Simptomë tjetër është dhimbja e kokës.

Janë plot pacientë që ndoshta duke i marrë nga pak shenjat, referojnë një dhimbje koke që bëhet mjaft problematike që janë të detyruar të marrin disa preparate për ta qetësuar.

Pastaj varet ecuria, nëse këto shenja reduktohen në 2-3 ditët e para cdo gjë kalon mirë e bukur e pothuaj harrohet por ka raste kur një pjesë e mirë e pacientëve që shkon në % që nuk është e vogël, kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Humbja e shijes e nuhatjes

“Humbja e shijes dhe nuhatjes qe jane e dhene jashtezakonsisht ndihmese per mjeket e pacientet, qe te orienton tek diagnoza e Covid, s’kemi pse shqetesohemi, dhe pse te nisim antibiotiket me vrap, por nje terapi suportive, cajra, vitamine, por me abuzimin e antibiotikeve jo se me pas ne e kemi veshtire per ta menaxhuar, se kjo eshte semundje qe zgjat me dite e ndonjehere mund t’i kaloje 2-3 jave. Kur kalon me shume se 10 dite duhet te kalosh e klasat e antibiotikeve, te cilet nga ana tjeter kane efektet e tyre anesore”.