Nga babai që nuk ishte prezent deri tek 5 fustanet e nusërisë; Kjo ishte dasma e mbesës së princeshë Dianës

Mbesa e Princeshës Diana fillimisht planifikoi dasmën e saj me të fejuarin milioner Michael Lewis për vitin 2020, por ajo u anullua nga Covid-19 dhe kufizimet e udhëtimit.

Në dasmën e saj këtë vit ajo veshi 5 fustane martesore. Të ftuar në këtë festë ishin dhe disa personazhe të njohur si Idris Elba dhe Pixie Lott.

Spencer, 30 vjeç dhe Lewis, 62 vjeç, u takuan para 2 vitesh përmes një miku të përbashkët. Spencer u zhvendos në rezidencën e Lewis në Londër në vitin 2020 dhe ka bërë ri-dekorimin e shtëpisë përpara se të shkonte.

Pasi martesa u shty për këtë vit për shkak të Covid-19 dhe kufizimeve të udhëtimit, çifti më në fund u celebrua në perëndim të diellit në Villa Aldobrandini në Romë.

Në dasmë morën pjesë së bashku me motrat binjake të Kitty, Eliza dhe Amelia, dhe vëllezërit e saj Louis dhe Samuel. Nëna e Kitty, ish-modelja britanike Victoria Aitken, ishte gjithashtu atje. Ndërsa babai i saj Erl Spences që është gjithashtu vëllai i vogël i princeshë Dianës nuk ishte prezent në dasmën e vajzës dhe për këtë arsye në altar Kitty u shoqërua nga dy vëllezërit e saj. Arsyen ende nuk e ka zbuluar as Erl dhe as mediat, thjesht dihet që ai nuk ka qënë prezent.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dolce&Gabbana (@dolcegabbana)

Përveç diferencës së moshës dhe mungesës së babait në dasëm Kitty u përfol shumë dhe për 6 fustanet e nuses që ka ndërruar gjatë ditës së saj të rëndësishme!

Fustanet ishin të punuar me dorë nga Dolce & Gabbana .

Veshja e dasmës me dantella ishte frymëzuar nga fustani i veshur nga nëna e Spencer, Victoria Lockëood, në dasmën e saj në 1989 me Earl Spencer, duke marrë shkas nga veshja e dasmës së Grace Kelly në 1956 me Princin e Monakos.

Sipas The Telegraph, fustani i parë i veshur nga Spencer në një darkë të Premten në mbrëmje përpara ceremonisë, ishte një tyl ngjyrë blu pastel që përmbante qëndisje me lule.

Një fustan tjetër pas ceremonisë ishte jeshil me detaje me lule kristali.

Spencer më vonë u ndërrua dhe veshi një fustan koktejsh të bërë nga rruaza ari dhe argjendi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dolce&Gabbana (@dolcegabbana)

Më në fund, të nesërmen, Spencer veshi një fustan të bardhë prej mëndafshi me lule.