Neymar zbulon mesazhet me ‘Seleçao’

Një lider mund të shihet mbi të gjitha në momentet më të vështira. Këtë ka vendosur të bëj Neymar, i zhgënjyer totalisht pas atij eliminimi nga Kupa e Botës me penallti ndaj Kroacisë.

Sulmuesi 30-vjeçar ka zbuluar disa prej bisedave me bashkëfutbollistët, ku natyrisht vihet re mërzia që ka kapluar lojtarët e kombëtares “Seleçao”. Futbollisti i Pari Së Zhërme ka dhënë mesazhe të ngrohta për Marquinhos, lojtarin që humbi penalltinë e decizive.

Neymar pranon se ky 11-metërsh nuk do të ndryshojë asgjë në shoqërinë e tyre, e fortë edhe te kampionët e Francës.

Dhimbje e madhe ‘rrjedh’ në bisedën mes tij dhe kapitenit, Thiago Silva, që luajti për herë të fundit në një Kupë Bote. “Jam më keq se sa e imagjinoja dhe më vjen të qaj sapo e mendoj. Vella duhet të vazhdojmë. Ti dhe Dani Alves meritonit më shumë. Nuk mund ta besoj se humbën dhe kur e shoh në TV me vjen të qaj” shkruan Neymar, duke e shoqëruar me lot.

Ndërkaq, autori i golit të barazimit në 120 minutat ndaj Kroacisë ka ngushëlluar edhe Rodrygon, lojtarin që humbi të parën në serinë e penalltive. “Po të shkruaj për të të thënë që qëndro i fortë.

Është nder të të shoh duke u rritur te Brazili. Jam i bindur se do sjellësh një Kupë në Brazil” shkruan Neymar, me Rodrygo që i përgjigjet duke kërkuar falje. “Faleminderit për gjithçka, por më falni që ju prisha ëndrrën, shpresoj se do të vazhdoni për ta fituar së bashku”.

Në atë moment Neymar bëri shaka me të, teksa pranoi se në të ardhmen do të mundohet ta mësojë se si ekzekutohen penalltitë.

Klan News