Neymar së shpejti baba për herë të dytë

Superylli brazilian i futbollit Neymar është jashtë fushës për një kohë të gjatë për shkak të një lëndimi. Përveç kombëtares, ai ka kohë që nuk mund të luajë as në fanellën e PSG-së. Ylli 31-vjeçar po i nënshtrohet rehabilitimit pas operacionit në kyçin e këmbës.

Ndërkohë, ka marrë një lajm të mirë jashtë fushës së blertë. Neymar do bëhet baba për herë të dytë.

Sulmuesi dhe e dashura e tij Bruna Biancardi janë në pritje të një fëmije. Këtë e ka zbuluar vet çifti përmes një postimi në Instagram. Ata ndanë me ndjekësit disa foto të ëmbla duke zbuluar barkun e rrumbullakosur të Brunës.

Dhe në statusin e atij postimi, kanë shkruar: ‘Ne po ëndërrojmë për ty. Kur të vish, jeta jonë do të jetë e plotë. Ti do ta bësh jetën tonë më të gëzuar. Po vjen në një familje shumë të bukur, ku të gjithë vëllai, gjyshërit, daja tashmë kanë filluar të të duan. Eja shpejt, ne po të presim.’

Neymar u bë baba për herë të parë në vitin 2011 në moshën 19-vjeçare. Djali i tij quhet David Luca dhe erdhi në jetë nga lidhja e Neymar me ish-të dashurën e tij Carolina Dantas. David ka lindur në fillim të karrierës së Neymar, në gusht 2010.