Neymar luan poker pas humbjes me Bayernin, klubi nuk e pret mirë

Nuk kanë fund çmenduritë e Neymar në Paris. Pak ditë pasi komshinjtë e denoncuan për zhurmën që shkakton në lagje me festat e tij private, sulmuesi brazilian përfundon sërish në qëndër të një cikloni.

Vetëm disa orë pas humbjes në Champions League me Bayern Munchen, numri 10 i PSG duket se nuk e ka reflektuar shumë mërzitjen e disfatës që mund ë peshojë shumë në sezonin e francezëve.

Ai është zhvendosur në “Hyatt Regency”, hoteli parizien i luksit ku ka luajtur në një tavolinë pokeri. Videoja është postuar në faqen zyrtare të faqes “Poker Stars”.

Klubi nuk e ka pritur aspak mirë këtë veprim të brazilianit, i cili është përherë e më larg PSG pas 7 viteve plot polemika në kryeqytetin francez.