“Nëse nuk do kishte kamera, do të ishte fantastike”/ Donaldi fantazon për momentet intime me Beatriksën në suitën luksoze

Dhoma e dënimeve në shtëpinë e “Big Brother VIP” ishte shndërruar në një ambient të ri super luksoz dhe romantik. Bëhet fjalë për një suitë relaksuese dhe një krevat për dy persona. Të pyetur nga moderatorja se kush duhet të kalonte natën në suitë, banorët u drejtuan nga çifti Beatrix-Donald, por përgjigja e aktorit i habiti të gjithë.

 

“Suita do të ishte e bukur për mua dhe Trixën në qoftë se nuk do të kishte kamera, do të ishte fantastike”, tha Donaldi.

Deklarata  e tij shkaktoi të qeshura dhe komente nga banorët, të cilët i rikujtuan faktin se është gjatë gjithë kohës i monitoruar.

Të qeshura ka shkaktuar edhe përgjigja e Sabianit i cili tha që duhet të shkonte Iliri vetëm, për t’u qetësuar. Pas “refuzimit” me shaka nga ana e Donaldit, dy banoret që u zgjodhën për të kaluar natën në suitë ishin Arjola dhe Monika.