Në shtëpinë e Arbanës vëllai i madh është mërzitur dhe “fajin” e ka Miriami!

Dielli ka marrë një dhuratë shumë të bukur sot nga Miriam Cani e këtë e ka zbuluar vetë Arbana me videot e fundit të postuara në InstaStory.

Arbana tregon se i ka ardhur një dhuratë nga këngëtarja dhe menjëherë Joni shprehet i gatshëm për ta hapur, ashtu siç veprojnë të gjithë fëmijët kur vjen puna tek dhuratat.

I lumtur Joni, hap dhuratën me shpejtësi duke menduar se brenda kishte diçka për të, por mërzitet kur sheh se dhurata ishte për Diellin.

Miriami i ka dhuruar Diellit disa veshje nga koleksioni i kompanisë së saj dhe Arbana shprehet shumë falenderuese.

“Janë aq të bukura”-shkruan Arbana në një prej videove duke shtuar se mezi po pret t’ia veshë Diellit.