Në publik shfaqen shumë të dashuruar, çfarë thonë miqtë për lidhjen e Selena Gomez dhe Benny Blanco

Selena Gomez dhe Benny Blanco vetëm kohët e fundit e bënë publik lidhjen e tyre. Dyshja kanë bashkë mbi gjashtë muaj dhe njerëzit pranë tyre besojnë se ata kanë potencial afatgjatë. Një burim foli për Entertainment Tonight për mënyrën sesi Gomez dhe Blanco e shohin njëri-tjetrin, së bashku me atë që familja dhe miqtë e tyre mendojnë për marrëdhënien e tyre.

“Selena ndihet shumë e qetë me Benny,” filloi burimi. “Miqtë e tyre, familja dhe të dashurit e tyre nga të dyja palët janë të gjithë mbështetës dhe të lumtur dhe mendojnë se mund të jetë një marrëdhënie e mahnitshme dhe afatgjatë mes të dyve.”

Burimi zbuloi se ata të dy mendojnë shumë për njëri-tjetrin: “Benny e sheh se Selena është e shkëlqyer”, tha burimi. “Ai mendon se ajo është jashtëzakonisht e talentuar, e vërtetë, e ëmbël dhe inteligjente. Ai respekton gjithçka që ajo përfaqëson dhe admiron aftësinë e saj për të folur të vërtetat e saj personale dhe për të ndarë atë që ka kaluar me botën.”

Ndërkohë, Gomez “vlerëson intelektin e Benit, pasionin e përgjithshëm në jetë, artin, përkushtimin dhe vlerat e tij. Ai është shumë i respektueshëm dhe shoqërohet mirë me të gjithë në rrethin e saj të brendshëm.”

“Selena e ka bërë të qartë se e dëshiron Benin pranë saj tani e tutje, dhe ajo me krenari po e prezanton atë me të gjithë në jetën e saj”, tha burimi.

Një burim i dytë shtoi se romanca e Gomez dhe Blanco filloi gradualisht: “Beni i kërkoi asaj të dilnin për darkë dhe ata filluan të takoheshin rreth një herë në javë, duke e marrë ngadalë,” tha burimi.

Revista Who