Në kafen e mëngjesit tani Miriamin e shoqëron Duami dhe këngëtarja nuk mund të ishte më e lumtur

Pak kohë më parë familja e dy këngëtarëve të dashur, Miriamit dhe Albanit, u bekua me një tjetër gëzim. Në jetë erdhi djali i tyre Duam, i cili tashmë ‘shoqëron’ mamin në kafet e mëngjesit.

Miriami ka publikuar foto teksa shijon kohën me diell në natyrë dhe në krahët e saj ndodhet vogëlushi. “Kafen e mëngjesit me arushin tim”, shkruan Miriami.

Këngëtarja është kujdesur ta ruajë imazhin e vogëlushit, pasi ai është ende i vogël. Kujtojmë se dyshja e këngëtarëve janë edhe prindër të një vajze më të madhe, të quajtur Ameli.